Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, i ka dhënë fund kualifikueseve të Kampionatit Evropian në Brno të Çekisë, me ndeshjen kundër Austrisë, të dielën pasdite.
“Dardanet” pësuan disfatë me rezultat 3-1 (25-19, 11-25, 16-25, 19-25), por duke treguar paraqitje dinjitoze në proces në disa momente gjatë ndeshjes.
Vashat kosovare treguan paraqitje brilante në setin e parë, të cilin arritën të fitojnë me gjashtë pikë diferencë. Megjithatë, në setet pasues, austriaket u konsoliduan dhe arritën përmbysjen, pavarësisht se ekipi ynë u mundua të bënte më shumë, sidomos në setin e katërt.
Pas kësaj ndeshjeje, Kosova U22 rikthehet në vendlindje ku do të përgatitet për garat tjera, me një eksperiencë të re Evropiane.
Selektori Ylli Kadriu është shprehur tejet i lumtur me grupin e vajzave, me punën e bërë, atmosferën dhe paraqitjen e tyre në secilën seancë stërvitore dhe ndeshje./Lajmi.net/