Rikthehet volejbolli në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Bëhet fjalë për Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit, që është aktiviteti, i cili ngre siparin e veprimtarive kombëtare për sezonin 2025-2026. Dhe gjithçka, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar, do të zhvillohet në Palestrën Sportive të Farkës. Kështu të premten janë gjysmëfinalet e meshkujve. Në orën 16:00, Partizani – Studenti, kurse në orën 19:00, Skënderbeu – Tirana.
Në të njëjtat orare të shtunën do të zhvillohen gjysmëfinalet e femrave, pikërisht Skënderbeu – Pogradeci dhe Tirana – Partizani. E të dielën në ora 16:00 finalja e meshkujve dhe në ora 19:00 ajo e vajzave.
Fituesit në fuqi të Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit janë Skënderbeu për vajza dhe Partizani për djem. Të gjitha skuadrat tashmë kanë ndryshuar dhe mbetet për t’u parë, të paktën nga cilësia në parket. Ndërkohë kampion në fuqi janë Tirana për vajza dhe Partizani për meshkuj. Dhe përgjatë gjithë sezonit 2025-2026 volejbolli shqiptar premton emocione.