Monday, 4. May 2026
Sport

Volejboll vajza/ Pogradeci shkruan historinë, mposht Tiranën dhe shpallet kampion i Shqipërisë

GS 04/05/2026 1 Min. Lesezeit

Pogradeci shkruan historinë në volejboll për vajza, pasi për herë të parë në historinë e klubit shpallet kampion i Shqipërisë.

Nuk ka shumë histori finalja e 5-të e luajtur në Pallatin e Sportit “Arefi Berberi” dhe e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH 2. Pogradeci dominon sfidën përballë Tiranës, fiton 3-0 ndeshjen dhe çon në 3-2 serinë e finaleve, duke u shpallur kështu skuadra kampione e Shqipërisë.

Liqenoret fituan setin e parë 25-16, setin e dytë 25-20 dhe setin e tretë 25-17, duke mposhtur për herë të parë Tiranën në Pogradec në këtë seri finalesh (kishin humbur dy sfida në shtëpi dhe kishin fituar 2 ndeshje në transfertë).

Pogradeci bën “tripletën” këtë sezon duke fituar kampionatin, Kupën e Shqipërisë dhe Ligën “Gjergj Kastrioti” në volejboll për vajza.

Teilen: