Monday, 27. April 2026
Sport

Volejboll vajza/ Spektakël në “Arefi Berberi”, Tirana fiton në Pogradec

GS 27/04/2026 1 Min. Lesezeit

E bukur dhe e luftuar ka qenë finalja e tretë në volejboll për vajza mes Pogradecit dhe Tiranës. Vajzat bardheblu fitojnë 3-2 këtë përballje dhe kryesojnë 2-1 serinë e finaleve për titullin kampion.

Pogradeci fiton setin e parë 25-19, Tirana reagon duke fituar setin e dytë 25-22. Liqenorët kalojnë sërish në avantazh, duke fituar setin e tretë 25-21.

Tirana barazon shifrat duke fituar setin e katërt 25-23 dhe setin e pestë 15-10. Tirana fiton gjithë takimin 3-2 dhe kryeson serinë e finaleve me rezultatin 2-1.

Teilen: