• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Volf: Mercedesi do t’ju befasojë sërish në garën tjetër

14/06/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë fillim zhgënjyes të kampionatit të Formula 1, skuadra e “Mercedes”-it nuk kishte arritur ende në podium. Magjia u prish në garën e nëntë të sezonit, atë të Kanadasë, në të cilën Xhorxh Rasell zuri “pole position” dhe përfundoi i treti, pak përpara shokut të skuadrës Luis Hamilton.

“Kur Xhoxhi vuri gomën e fortë, ne ishim të shpejtë dhe ai tregoi ritëm të shkëlqyeshëm. Për një moment menduam për fitoren, por nuk duhet të jemi shumë të pangopur”, shpjegoi Toto Volf, që gjatë garës i kërkoi britanikut të fokusohet të pista.

“Nga njëra anë Raselli ishte shumë brilant, nga ana tjetër ndoshta mund të kishte shmangur disa gabime. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi është t’u jepet shoferëve një makinë të shpejtë”, tha Volf, që ka një farë keqardhje pasi Mercedesi edhe muna ta kishte fituar këtë garë.

“Aspekti pozitiv është se kemi bërë një hap të vërtetë përpara, po sjellim pjesë të reja dhe drejtimi i zhvillimit është pozitiv. Kronometri do të jetë gjyqtari, por në tre garat e fundit kemi sjellë shumë pjesë të reja, të dukshme dhe më pak të dukshme, të cilat kanë kontribuar në rritjen e performances”, tha Volf.

Shefi i Mercedes shprehet se s’do të ndalet këtu.

“Në fabrikë bëmë një përpjekje të madhe, që nga Imola e këndej hodhëm hapat e duhur. Kemi gjëra të reja që vijnë, më shumë përditësime për Barcelonën, të cilat duhet të na ndihmojnë,” .

Next Post

Mbape: Pavar u kritikua kot, Menja ka shumë fiksim detajet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.