• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Voller thotë se miqësoret e fituara tregojnë se Gjermania është e fortë

27/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitoret e fundit kanë ngritur moralin dhe pritshmëritë për një performancë të suksesshme të Gjermanisë në Euro 2024, organizimin që pritet të mbahet në vendin e tyre.

Drejtori Sportiv i Kombëtares Gjermane, Rudi Voller, ka shprehur besimin se Gjermania ka arsye të konsiderojë veten ndër favoritët për titullin pas fitoreve ndaj Francës dhe Holandës në mars.

Voller ka theksuar se këto fitore janë tregues të përmirësimit të dukshëm të ekipit kombëtar nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann.

“Një moment kyç në zhvillimin tonë ishin dy ndeshjet e fundit miqësore në mars. Kuptuam se pas tre muajsh e gjysmë nën Nagelsmann kishim dy fitore bindëse dhe në rrethin e brendshëm kishte më shumë optimizëm“, tha Voller.

Ai ka shtuar se megjithatë gjermanët nuk duhet të bien në eufori.

“Nuk duhet të çmendemi që tani gjithçka funksionon, por duhet të kemi njëfarë optimizmi”, është shprehur ai.

Gjermania do të luajë ndeshjen hapëse të Euro 2024 kundër Skocisë më 14 qershor. Pjesë e Grupit A janë gjithashtu edhe Hungaria e Zvicra.

Next Post

Ka ftuar 27 lojtarë për Euro 2024: Do të largohet vetëm një nga lista – Sylvinho zbuloi se cili është plani i tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.