• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vora drejt Superiores me stadium të ri

05/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vora është një nga skuadrat pretendentë për të fituar titullin në Kategorinë e Parë.

Skuadra e Arian Bellait aktualisht kryeson me 51 pikë, 2 më shumë se ndjekësi më i afërt, Flamurtari.

Në këtë kushte, Vora duket në rrugën e duhur për në Superiore dhe pavarëissht rezultateve pozitive, drjetuesit po punojmë edhe në aspektet e tjera. Kështu kanë nisur puna paraprake për të përfunduar stadiumin e Vorës dhe për ta bërë një impiant modern.

Projekti  ka marrë dritën jeshile nga drejtuesit dhe pritet të ketë 3200 vende dhe tribunat e tifozëve do të jenë të mbuluara, duke u dhënë kështu ndjekësve një komoditet.

“Futboll Klub Vora ka nisur punën paraprake për të mbaruar plotësisht “Stadiumin Vora”.

Në klub ka mbërritur projekti, i cili është pëlqyer nga presidenca dhe drejtuesit e klubit. Projekti është i mirëstudiuar dhe ka ardhur me detaje. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 3200 vendesh dhe është i mbuluar krejtësisht edhe në tribunat e tifozëve. Ky impiant do të jetë padyshim ndër më modernët në Shqipëri.

Stadiumi do të jetë një qendër multifunksionale, pasi do të përfshijë të gjitha kushtet e nevojshme për skuadrën. I njëjti komoditet do të ofrohet edhe për tifozët”, ka shkruar Vora.

Next Post

Në Itali janë të sigurtë, Kambiazo shkon te Siti në verë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.