Wednesday, 8. April 2026
Sport

Vora frikëson rivalët

GS 25/07/2024 1 Min. Lesezeit

Vora prej ditësh vazhdon intensivisht përgatitjet për sezonin e ri, me lojtarët dhe stafi që janë zhvendosur në Korçë. Gjatë kësaj periudhe kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore.

Kështu pasditen e djeshme janë përballur me Skënderbeun në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.

Një duel shumë i luftuar mes dy ekipeve, ku në fund ka triumfuar skaudra e Kategorisë së Parë.

Të besuarit e Arian Bellait kanë mposhtur 2-1 korçarët. Golat për Vorën janë shënuar nga Imami dhe Dalipi. Ndërkohë kujtojmë se Vora ka fituar gjithashtu edhe me Dinamon me shifrat 1-0, ndërsa është mposhtur 2-0 nga Elbasani.

Teilen: