Një tjetër kthesë për duelin Inter-Roma. Pikërisht kur u duk se ndeshja do të luhej të shtunën në orën 20:45, situata ndryshoi sërish. Mediat italiane raportojnë se tashmë e konfirmuar edhe zyrtarisht, ndeshja në fakt duhet të luhet të dielën në orën 15:00.
Shkak për gjithë këtë situatë të krijuar është dita e zisë për funeralin e Papa Françeskut. Ditën e shtunë janë anuluar të gjitha aktivitet sportive pasi do të zhvillohet funerali i Papa Françeskut.
PANORAMASPORT.AL