• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vrapon, lufton dhe driblon! ”Zonja” e re nis nga Turam

08/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Ndjenja të reja, emocione të reja”. Këto ishin fjalët e para kur u prezantua përpara skuadrës. Tani duket se Juventusi dhe Kefren Turami kanë gjetur “ndjenja të reja” në mesfushë. Djali i Lilian Turam është perfeksionuar për të mishëruar frymën e filozofisë së Tudorit.

Screenshot 2025-04-08 174906

PËRVOJA NË TORINO- I ardhur për 20 milionë euro verën e kaluar nga Nisa, francezi padyshim ishte ai që në mesfushë tërhiqte më pak vëmendje, sidomos kur krahasohej me një Kopmeiners, i shitur nga Atalanta pas një ndjekjeje të gjatë, ose me një Duglas Luiz, mesfushorin më të mirë në Premier Ligën e fundit, i ardhur në Torino për 50 milionë euro.

Për më tepër, falë një dëmtimi pas debutimit në Serinë A kundër Komos, francezi kishte pasur nevojë të priste deri në fund të tetorit për t’u afirmuar përfundimisht te Juventusi. Por tani, pas më shumë se 2.500 minutash të luajtura këtë sezon, me 4 gola dhe 4 asiste, nuk ka asnjë dyshim. Në testin e fushës, Turam është, së bashku me Piere Kalulu, goditja e vërtetë e merkatos së Juventusit.

”OLIMPIKO”- Ndeshja në “Olimpiko” ishte një tjetër konfirmim. Turam luftoi në çdo pjesë të fushës me Kone, duke fituar pothuajse dy të tretat e përballjeve (9 nga 14), duke rikuperuar 3 topa, duke humbur vetëm 7 dhe, më e rëndësishmja, duke realizuar të gjitha driblimet e provuara, 6 nga 6.

Një lojtar shumë i vlefshëm në Juventusin e ri të Tudor, sepse është në gjendje, që me shpërthimet e tij, të zhvillojë shpejt lojën për të kaluar në sulm. Dhe për këtë arsye, ai kërkohet shumë nga shokët e skuadrës, pasi rreth 10% e topave të luajtur nga Juventusi (80 nga 810) kalojnë përmes këmbëve të tij. Emocionet e reja të Kephren ofrojnë ndjenja të reja për tifozët e Juventusit. Mesfusha e së ardhmes mund të ndërtohet rreth tij.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rivali i përjetshëm, Bufon: Interi feston për mungesat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.