Policia në Bruksel ka qëlluar autorin e dyshuar të vrasjes së dy tifozëve suedezë mbrëmjen e së hënës (16 tetor).
Ai u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale.
Prokurorët belgë konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi, Abdesalem L.
Sipas ministres së Brendshme belge, Annelies Verlinden, autori i dyshuar mund të keë vdekur rrugës për në spital.
BBC raporton se arma automatike që iu gjet ishte e njëjtë me atë të përdorur në sulmin e së hënës.

Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.
Sulmi ndodhi mbrëmbjen e përballjes mes Belgjikës kundër Suedisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre.
Gjithashtu ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.
LEXO EDHE:
ZYRTARE/ Braktiset ndeshja Belgjikë-Suedi pas sulmit terrorist, të gjithë tifozët mbyllen në stadium
PAMJE TË RËNDA/ Atentat në Bruksel para Belgjikë-Suedi, humbin jetën dy tifozë të nordikëve
PANORAMASPORT.AL