• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vuçiqin e ka kap sikleti, nga Nishi i drejtohet Dragan Stojkoviqit për shqiptarët!

20/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një fjalim të mbajtur në qytetin e Nishit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka kap sikleti në prag të një prej përballjeve më të tensionuara të futbollit ballkanik.

Në prani të mijëra simpatizantëve, ai iu drejtua publikisht trajnerit të kombëtares serbe, Dragan Stojkoviq, i pranishëm në miting, me një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Në qershor do të luani atje kundër Shqipërisë, shkoni për t’i mposhtur!”

Kjo thirrje, e bërë nga një podium politik dhe në një klimë të ndezur kombëtare, ka rizgjuar menjëherë kujtimet e antagonizmit historik mes dy kombeve, një rivalitet që e tejkalon futbollin dhe mbart pas vetes plagë politike, kulturore e identitare, me Kosovën, zemrën e shqiptarisë, si “mollë sherri”.

Në radhët e para të mitingut, Stojkoviq reagoi me një buzëqeshje të përmbajtur dhe përtypte çamçakëz, ndërsa kamerat e fokusonin, por mesazhi ishte i qartë: kjo nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por moment për revansh, supremaci.

Ironikisht, kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi Vupiqi mori pjesë në samitin e Tiranës, ulur në një tryezë me liderët e Bashkimit Europian dhe mikpritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Një kontrast i fortë mes diplomacisë formale dhe nacionalizmit të hapur.

Takimi i 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të shoqërohet jo vetëm me intensitet sportiv, por edhe me tensione jashtë fushës. Në një duel ku topi është vetëm një pjesë e betejës, emocionet, historia dhe krenaria kombëtare janë po aq të rëndësishme sa rezultati në tabelë.

Sigurisht, ajo që ndodhi në Beograd më 14 tetor, në ndeshjen e ndërprerë në fund të pjesës së parë për shkak të fluturimit të dronit mbi stadium dhe dhunës që pasoi, beteja ligjore pastaj në CAS, ku kuqezinjtë tanë fituan 3 pikë të çmuara, vendimtare për kualifikim në finalet e “Euro 2016”, mbetet si “gjembi në mish” për serbët, të cilët do të kërkojnë shpagim në këto kualifikuese të Botërorit 2026, teksa shorti na ka vendosur në një grup.

Next Post

Prapaskenat e bujshme/ “Fate të kryqëzuara”, Konte te Juve e Alegri te Napoli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.