Saturday, 9. May 2026
Sport

Walid Jarmouni transferohet në Marok, Tirana humb lojtarin kryesor

GS 24/07/2025 1 Min. Lesezeit

Walid Jarmouni nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Tiranës. Sulmuesi francez, i cili ishte njëri prej më të mirëve për bardheblutë sezonin e kaluar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me ekipin më të titulluar në Shqipëri.

Edhe pse nga klubi i Tiranës ende nuk ka një lajmërim zyrtar, ka qenë vetë 25-vjeçari, ai që ka bërë me dije se tashmë është transferuar në Marok, tek ekipi i Hassania.

Sulmuesi i njohur mësohet të ketë firmosur kontratë 3-vjeçare.

Teilen: