• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Weah transferohet te Marseja: Do të jem gjithmonë një tifoz i Juventusit

06/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dy sezonesh te Juventusi, Timothy Weah kthehet në Francë. Transferimi i tij si huazim te Marseja me detyrim blerjeje është njoftuar zyrtarisht.

Bardhezinjtë do të marrin 1 milion euro për huazimin, plus 14.4 milion euro që do të paguhen gjatë katër viteve financiare për të blerë lojtarin pas përmbushjes së kushteve të caktuara. Për më tepër, me arritjen e objektivave të caktuara sportive, Juventusi do të marrë një maksimum prej 4.1 milion eurosh në bonuse.

Lojtari, në një postim në Instagram, i dha lamtumirën Juventusit: “Nga një fëmijë që ëndërronte skenën e madhe, në mundësinë për të veshur ngjyrat bardh e zi. Faleminderit që ma bëtë realitet ëndrrën për të luajtur për Juventusin. Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj këtij klubi, shokëve të mi të ekipit, tifozëve dhe qytetit të bukur të Torinos.

Vëllezërve të mi në dhomën e zhveshjes, faleminderit që më përqafuat çdo ditë. Ne ndërtuam diçka të vërtetë dhe unë gjithmonë do ta mbaj me vete. Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen tuaj. Do të jem gjithmonë një tifoz i Juventusit!”

Next Post

Hendboll, Kosova U19 nis me humbje Botërorin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.