Ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, ishte eksperti i “beIN Sports” në “El Clasico”-n e “Bernabéu”. Francezi në analizën e tij të ndeshjes tha: “El Clasico ishte si një duel midis burrave dhe djemve. Mbrojtja e Real Madridit ishte shumë më e fortë se ajo e Barcelonës. Në sulm, Madridi gjithmonë dukej i aftë të shënonte, ndërsa Barcelona dukej joefektive. E mbajtën shumë topin, por kurrë nuk paraqisnin një rrezik për rivalët”.
Na analizën e tij Wenger komentoi edhe mungesën e lojtarëve kyç si Robert Leëandowski dhe Raphinha te Barcelona. “Në sulm munguan Lewandowski dhe Raphinha, të cilët janë dy lojtarë me përvojë”, shpjegoi francez, duke shtuar se “performancës së përgjithshme të Barcelonës i mungoi pjekuria në momentet vendimtare”.


