Thursday, 5. March 2026
Sport

West Ham gjen zëvendësuesin e Rice, “çekiçët” kërkojnë meksikanin e Ajax

GS 11/06/2023 1 Min. Lesezeit

Me talentin e mesfushës së West Ham, Declan Rice në prag të largimit nga “çekiçët”, këta të fundit kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin perfekt të 24-vjeçarit dhe mesa duket e kanë gjetur të duhurin.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, tekniku David Moyes kërkon të sjellë në Londër “shkatërruesin” e Ajax, meksikanin 25-vjeçar, Edson Alvarez, pas 4 sezoneve të këtij të fundit të kaluara në Amsterdam.

I gjithë “operacioni” pritet të kushtojë disi për “ishullorët”, me skuadrën e Ajax që nuk pranon më pak se 45 milionë paund për të siguruar shërbimet e Alvarez. /i.m /abcnews.al 

Teilen: