Saturday, 7. March 2026
Sport

West Ham refuzon ofertën 80 milionëshe të Cityt për Rice, kërkon 100 milionë

GS 27/06/2023 2 Min. Lesezeit

E ardhmja e kapitenit të West Ham United, Declan Rice është ndër temat kryesore në Angli këtë afat kalimtar të verës.

  

Manchester City dhe Arsenali janë në garë për shërbimet e reprezentuesit anglez, njoftojnë mediat britanike, përcjell lajmi.net.

Së fundmi, gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se ekipi londinez ka refuzuar ofertën e Man Cityt për 80 milionë euro.

West Ham United nuk dëgjojnë për oferta nën shumën 100 milionë euro nga klubet e interesuara.

“West Ham ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të Man City për Declan Rice me vlerë 80 milionë funte plus 10 milionë paund shtesë. Arsenal do të ofrojë sërish, propozimi i tyre i tretë zyrtar pritet së shpejti pasi dy oferta u refuzuan, e fundit ishte 75 milionë funte plus 15 milionë shtesë” – raporton Romano.

24-vjeçari Rice është pjesë e West Ham United nga grupmoshat e reja./Lajmi.net/

  


Teilen: