Gjatë afatit kalimtar gjithmonë ekipet blejnë nga një lojtar, por kështu nuk ka ndodhur me West Ham Unitedin.
Klubi nga Londra ende nuk ka regjistruar ndonjë futbollist të ri gjatë kësaj merkatoje, shkruan Lajmi.net
Siç bëhet e ditur në mediat e huaja, trajneri David Moyes dhe drejtori teknik, Tim Steidten nuk i kanë fare raportet e mira mes vete dhe duket se diçka po ndodhë në ekipin me histori në Premier League.
West Ham United para disa dite ishte duke shprehur interesim të jashtëzakonshëm për sulmuesin shqiptar, Armando Broja.
Në anën tjetër, klubi “The Hammers” ka larguar tre futbollistë, Declan Rice, Arthur Masuaku dhe Manuel Lanzini./Lajmi.net/
⚒️❌ West Ham remain the only Premier League club who have not signed a single player this summer.
There is tension between David Moyes and the club’s new technical director Tim Steidten, reports @guardian_sport. pic.twitter.com/mAf8IjjSPW
— EuroFoot (@eurofootcom) August 2, 2023