Tuesday, 3. November 2026
Sport

​West Hami emëron trajnerin e ri

GS 03/11/2026 1 Min. Lesezeit

Scott Parker është emëruar trajner i ri i West Ham Unitedit, duke zëvendësuar Nuno Espirito Santon, i cili është shkarkuar nga drejtuesit e klubit.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin anglez.

Parker, ish-mesfushor i West Hamit, rikthehet në klub në një rol të ri, kësaj radhe si trajner i skuadrës londineze.

Ai do të ketë për detyrë ta nxjerrë ekipin nga situata aktuale dhe të përmirësojë rezultatet në vazhdim të sezonit.

Teilen: