Chelsea mbetet ma fitore edhe pas xhiros së dytë të edicionit të ri të Premier Ligës.
Londinezët janë mposhtur në udhëtim nga West Ham United me rezultat të ngushtë 3-1.
Skuadra e Pauricio Pochettinos pësoi gol të hershëm, që në minutën e shtatë kur Aguerd realizoi për 1-0 pas asistimit nga Prowse, gol ky që komplikoi ecurinë e ndeshjes në vazhdim.
Megjithatë, “Blutë” barazuar rezultatin në minutën e 28’ me golin e bukur të anglezit Chukwuameka. Ata madje patën rastin të kalojnë në epërsi dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, por argjentinasi Enzo Fernandez humbi penalltinë.
Në pjesën e dytë skuadra treguan lojë shumë të hapur duke e kërkuar golin e epërsisë, të cilin e gjetën vendasit në minutën e 53’ përmes Antonios.
Nga minuta e 67’ vendasit luajtën me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Aguerd, por as epërsia numerike nuk i mjaftoi Chelseat për ta barazuar rezultatin.
Madje, ata pranuan edhe golin e tretë në minutat shtesë, derisa realizues nga penalltia ishte braziliani Lucas Paqueta.
Kështu skuadra e Pochettinos pas dy ndeshjeve ka vetëm një pikë, kurse West Hami United katër sosh.