Monday, 16. March 2026
Sport

Wijnaldum i bashkohet saudite

GS 03/09/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum i është bashkuar Al Ettifaq nga kampioni francez Paris Saint Germain, ka njoftuar të shtunën klubi i Pro Ligës Saudite.

  

Klubet nuk kanë përmendur ndonjë shifër transferimi për lojtarin i cili kohëve të fundit ka pasur probleme me lëndime.

Me trajnerin e ri të PSG-së, Luis Enrique, Wijnaldum nuk kishte të ardhme në Francë dhe ish-kapiteni i Liverpool Steven Gerrard, i cili është trajner te skuadra saudite, e ka bindur atë të bashkohej me Al-Ettifaq.

Al-Ettifaq aktualisht gjendet në vendin e pestë në tabelën e  Pro Ligës Saudite.

  

  


Teilen: