Sunday, 26. April 2026
Sport

Wilson shpallet “MVP i Javës”

GS 25/03/2024 1 Min. Lesezeit

Fundori Derrick Wilson është shpallur lojtari më i mirë për xhiron e 27-t të Superligës së Kosovës në basketboll, që u zhvillua vikendin e fundit.

Wilson, të hënën është nderuar me çmimin “MVP i Javës” ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Në fakt, Wilson pati paraqitje fantastike në fitoren e Prishtinës në udhëtim ndaj Pejës në derbin e xhiros. Prishtina triumfoi me shifrat 98:88 për ta regjistruar fitoren e dytë kampionale në gjashtë ndeshjet e fundit.  Wilson e pati indeksin e lojës 35 pasi ndeshjen e përfundoi me 23 pikë, 4 kërcime e 10 asistime.

Po ashtu, Wilson është përzgjedhur edhe në pesëshen më të mirë të xhiros, në të cilën ka zënë vend edhe bashkëlojtari i tij, Diamond Stone.

Krahas tyre, pjesë e pesësesh më të mirë janë edhe Drilon Hajrizi i Trepçës, Daniel Lekndrejaj i Vëllaznimit dhe Alonso Verge i Golden Eagle Yllit.

Teilen: