• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Wolff shpalos planet

06/06/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Botërori i Formula 1 spostohet këtë fundjavë në Kanada, aty ku Mercedes synon të korrë podiumin e parë sezonal.

Toto Wolff, drejtori sportiv i makinës gjermane shprehet se disa risi të tjera do të aplikohen këtë fundjavë, me shpresën që ato të japin rezultate të mira në garë.

“Fundjava në Monako ishte inkurajuese. Ne vazhduam të bënim përparim solid me makinën tonë, duke përmirësuar ekuilibrin e përgjithshëm të makinës dhe duke u afruar me ata që ishin përpara nesh. Presim që ky progres të manifestohet me pozicione në garë”, tha Wolff.

“Të dy pilotët do të kenë krahun e përparmë të përditësuar në Kanada, si dhe elementë të tjerë të rinj për këtë garë.

Krahu i përparmë ofroi një fitim të vogël në kohën e xhiros në rrugët e ngushta të Principatës dhe duhet të ofrojë avantazhe më të mëdha në pistat e ardhshme”, u shpreh shefi i Mercedes.

“Ne do të duhet të punojmë shumë dhe me zell për të kapur podiumin, që është objektiv ynë për këtë garë. Cirkuiti Gilles Villeneuve është shumë i bukur, ofron një përzierje të kthesave me shpejtësi të ulët dhe të drejta me shpejtësi të lartë, që kanë krijuar disa gara të shkëlqyera”, tha Wolff.

Next Post

Klubet e Premier Leagues votojnë kundër heqjes së VAR-it

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.