Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, i cili numëron 389 ndeshje me fanellën e bardhezinjve, në një intervistë të fundit për “La Gazzetta dello Sport”, ka analizuar skuadrën aktuale.
Për një rikthim të mundshëm të Antonio Conte: “Ka pasur gjithmonë nostalgji për Antonion, me të cilin jam gjithashtu shumë i lidhur, dhe do të ketë gjithmonë. Kështu ka qenë në kohën e Allegri-t dhe në vitet që pasuan. Conte është Conte për Juven”.
Për Woltemaden: “Si Ibrahimovic? Respekt maksimal, por nuk mendoj kështu. Ibra është Ibra. Woltemade ka teknikë dhe fizik, por duket paksa i lehtë”.
Për Kolo Muani: “A jam mbështetës i Kolo Muanit? Sigurisht që po. Por Kolo nuk është një makinë golash: Spalletti do të duhet të jetë i zoti për të gjetur gola në mënyra të ndryshme, me lojtarë si Conceição, Nico apo McKennie”.
Për Spalletti-n: “Duhet vazhdimësi, ndaj kam ende besim te Spalletti. Dëmtimet, duke filluar me atë të Yildizit, kanë qenë të rëndësishme. Por Juventusi nuk duhet të kërkojë kurrë justifikime; pres që, pas rifillimit pas Krishtlindjeve, ata të jenë në gjendje të luftojnë për vendet e kreut”.