Pas Celticut, një tjetër ekip është futur në garë për shërbimet e portierit të Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq.
Bëhet fjalë për ekipin nga Premier League e Anglisë, Wolverhamptonin. Wolvesi po dëshiron ta ketë në portë 25-vjeçarin për sezonin e ardhshëm dhe po bën gati ofertën për transferimin e tij nga Burnley.
Te Burnley, ekip që është rikthyer në Championship pas një edicioni në Premier League, janë të gatshëm ta lirojnë portierin Muriq nëse marrin një ofertë deri në dhjetë milionë euro.
Muriq këtë edicion nuk luajti në ndeshjet e para të kampionatit anglez, por në 14 të fundit tregoi paraqitje të mira dhe ishte ndër më të dalluarit te Burnley. Ai është pjesë e Burnley prej vitit 2022 dhe ka kontratë deri në vitin 2026.