Sunday, 22. March 2026
Sport

Womens Champions League/ Emanuela Rusta arbitron takimin Wolfsburg-OL Lyonnes

GS 22/03/2026 1 Min. Lesezeit

Emanuela Rusta do të jetë në aksion të martën e ardhshme pasi UEFA i ka besuar çerekfinalen e Womens Champions League 2025-2026 mes Wolfsburg-OL Lyonnes.

Kryesorja nga Shqipëria do të ndihmohet nga dy asistentet: Mirjeta Salla (Shqipëri) dhe Nicoleta Bria (Angli).

Arbitre e katërt e ndeshjes që do të mbahet në “VfL Wolfsburg Arena”  do të jetë rumunia, Iuliana Demetrescu.

Në VAR, Rusta do të asistohet nga dy zvicveranë. “Video Assistant Referee” do të jetë Michèle Schmölzer ndërsa “Assistant Video Assistant Referee” do të jetë Luca Cibelli.

Teilen: