• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Women’s Nations League/ Shqipëria në Grupin B4, sfidojnë Çekinë, Ukrainën e Kroacinë

07/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria e vajzave njohu sot 3 kundërshtaret me të cilat do të përballet në Ligën e Kombeve. Shorti e vendosi Kombëtaren e Armir Grimës në grupin B4, përballë Çekisë, Ukrainës dhe Kroacisë.

Ndeshjet e para do të luhen në muajin shkurt dhe faza e grupeve do të mbyllet në qershor të vitit të ardhshëm. Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe kalendari me datat, oraret dhe stadiumet se ku do të luhen takimet do të vendosen në vijim.

Kombëtarja shqiptare e vajzave ndodhet në Ligën B pas suksesit në edicionin kualifikues të Euro 2025. Vajzat kuqezi e mbyllën në vendin e parë në grupin C5 dhe siguruan pjesëmarrjen në Ligën B.

Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, katër ekipet e Ligës B që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën B do të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë/zbresin në Ligën A/B.

Dy vendet e treta më të mira të grupeve të Ligës B do të përballen me dy vendet e dyta më të mira të grupeve në Ligën C. Fituesit do të luajnë në Ligën B në kualifikueset e Europianit ndërsa humbëset do të jenë pjesë e Ligës C.

Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B do të luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup do të zbresin automatikisht në Ligën C. /FSHF

Next Post

Hansi Flick: Po argëtohemi në Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.