Saturday, 9. May 2026
Sport

“World Aquatics Championships 2025”, 12-vjeçarja nga Kina bëhet medalistja më e re në historinë e kompeticionit

GS 02/08/2025 1 Min. Lesezeit

Notarja kineze Yu Zidi ka bërë historinë në Botërorin e Notit me medaljen e bronztë që mori në stafetën e garës 4x200m stil i lirë për femra.

12-vjeçarja ishte kthyer në sencacion të këtij turneu për shkak të moshës së re, por tani që mori medalje ka hyrë në histori.

Yu Zidi është medalistja më e re e Botërorit të notit. Si Yu histroinë ka bërë notarja nga Danimarka, Inge Sorensen, e cila në Olimpiadën e 1936-ës fitoi medalje bronzi në garën e 200m stil bretkosë vetëm pak ditë pasi kishte fetsuar 12 vjetorin e lindjes.

Pjesëmarrja e Yu në këtë Botëror ka hapur shumë polemika pasi të shumtë janë ata që mendojnë se notarja nuk duhej të lejohej që të garonte. Në Botërorin e notit mund të marrin pjesë notare dhe notarë, të cilët duhet të kenë mbushur 14 vjeç, por në rastin e kinezes u bë një përkashtim pasi ajo arriti normat e kërkuara për të qenë pjesë e kompeticionit.

Teilen: