• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xabi Alonso: Arritje historike, por duam më shumë

15/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arkitekti i Leverkusen, Xabi Alonso, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të ndeshjes të së dielës, aty ku skuadra e tij fitoi edhe titullin e Bundesliga, foli për këtë sukses madhështor.

“Është gëzim jo vetëm për klubin, por edhe për tifozët dhe ekipin. Mbaj mend trajnerë si Christoph Daum, Klaus Toppmoller, ata ishin në këtë klub dhe unë dua ta ndaj këtë trofe me ta. Kjo është historike dhe duhet ta shijojmë. Jam i lumtur sepse kemi arritur të jemi pjesë e kësaj.

Kur e kuptuam që titulli ishte pranë? Vonë, ndoshta para Hoffenheim. Sigurisht që donim të fitonim, por nuk po flisnim për kampionatin. Ky ishte objektivi ynë i madh. Ne kishim mjaft arsye për të menduar se mund të fitonim.

Çdo titull si lojtar ishte i veçantë. Tani në fazën e re edhe si trajner. Të jesh pjesë e historisë së Leverkusen dhe të fitosh Bundesliga e parë është një ndjenjë shumë e veçantë. Jo vetëm për shkak të rezultatit, por edhe për mënyrën se si e arritëm atë. Tani le ta festojmë, sepse e merituam.

Tani ne duam më shumë se kaq, duam Kupën dhe Europa League”, është shprehur Xabi Alonso.

Next Post

Enea Koliqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.