Friday, 1. May 2026
Sport

Xabi Alonso pas fitores me përmbysje të Realit në Champions: Çdo gjë u bë e çmendur me kartonin e kuq

GS 17/09/2025 2 Min. Lesezeit

Xabi Alonso i është gëzuar fitores me përmbysje të skuadrës së Real Madrid në Ligën e Kampioneve.

Ai theksoi se ekipi nxori përsëri në pah shpirtin e tij në Champions, në një ndeshje që dominoi plotësisht.

“Shumë gjëra ndodhën në ndeshje. Gjysma e parë e orës ishte shumë e mirë, me shumë raste. Mund të kishim gjetur epërsinë, por pësuam gol. Pastaj gjithçka u bë më e barabartë. Ne po shtynim, derisa gjërat u ndërlikuan me përjashtimin e Karvahal. Dhe skuadra tregoi dëshirën, shpirtin e saj të Ligës së Kampionëve. Ne nuk qëndruam duarkryq; ne donim të fitonim. Dhe ky shpirt na lejoi të mbroheshim me 10 lojtarë dhe thuajse të mos kishim probleme.

Rënia në pjesën e dytë? Ne po fitonim çdo duel. Dhe Marseja po luante mirë. Kishim rikuperuar shumë në gjysmëfushën e kundërshtarit. Ishte një ndeshje shumë e mirë, përtej barazimit. Dhe pas kartonit të kuq, çdo gjë u bë e çmendur.

I kuqi ishte i shmangshëm, është për të ardhur keq. Do të duhet të flasim për këtë. Dhe për gjënë tjetër, atë që vërshëlleu gjyqtari”, tha Alonso.

 

 

 

 

Teilen: