• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xabi Alonso vazhdon me Leverkusen deri në vitin 2026

04/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një sezoni fantastik, ku arriti të ngrinte “aspirinat” e Bayer Leverkusen nga vendi i parafundit në tabelën e Bundesliga, duke e pozicionuar në vendin e 6-të në renditjes, si dhe duke siguruar gjysmë-finalet e Europa League, tekniku spanjoll Xabi Alonso është “shpërblyer” këtë të premte, me një kontratë të re.

Me anë të një postimi të shpërndarë në profilin zyrtar të klubit, në rrjete sociale është njoftuar se Alonso ka rinovuar kontratën e tij, me këtë të renë që skadon në përfundim të sezonit 2025-2026.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së tij të re, tekniku spanjoll tha dhe disa fjalë, ku fillimisht vlerësoi “aspirinat” për besimin e dhënë e më pas tha se kërkon të arrijë më shumë seç arriti sezonin e kaluar me Leverkusen.

“I jam shumë mirënjohës Bayer-it për besimin. Fakti që ndajmë të njëjtën ideologji dhe lëvizim në të njëjtin drejtim krijon një atmosferë të mirë mes meje dhe lidershipit. Kjo është një bazë shumë e mirë për një punë të qetë të përditshme. E vlerësoj pozitivisht sezonin e kaluar, por dua të arrij më shumë. Tani ne vazhdojmë të punojmë për të”,- u shpreh spanjolli.

  


Next Post

Bayern bën ofertën përfundimtare për Kane, më shumë se 100 milionë euro me bonuse

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.