Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është i bindur se ndeshja e kthimit me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve do të jetë shumë e vështirë, pavarësisht se skuadra e tij fitoi 3-2 në ndeshjen e parë në Paris.
Ndeshja është më 16 prill (e martë) në Spanjë në orën 21:00.
“Është një mundësi shumë e madhe për ne si klub. Ne luajmë në shtëpi, që është një plus. Montjuic duhet të sigurojë një natë magjike si Camp Nou më parë. Do të jetë si ndeshja e parë. Mendoj se PSG është një nga skuadrat më të mira që ka një nga trajnerët më të mirë në botë.”
“Më pëlqejnë edhe Pedri edhe Ilkay Gundogan. Nëse ka mundësi do të luajnë bashkë. Ata ngjajnë, na japin ritëm dhe pasimin e fundit”, tha gjithashtu trajneri.
“Duhet të lëmë zemrën dhe shpirtin në fushë për të fituar”, është shprehur ai.
/GazetaBlic Sport