Wednesday, 8. April 2026
Sport

Xavi Hernandez pas fitores ndaj PSG: Jam krenar me punën e ekipit tim

GS 11/04/2024 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka siguruar fitore shumë të rëndësishme ndaj PSG-së, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 2 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.

Kishte përmbysje rezultati në të dyja anët, por që në fund katalunasit siguruan fitoren e madhe në ndeshjen e parë çerekfinale.

Shumë i lumtur pas ndeshjes u deklarua trajneri Xavi Hernandez.

Ne u mbrojtëm mirë kundër një ekipi të vështirë për të luajtur. Ne u përgatitëm mirë dhe jam krenar për punën kolektive të ekipit“, tha ai.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: