• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xavi i pakënaqur me barazimin ndaj Rayo Vallecano

25/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona barazoi 1-1 në fushën e Rayo Vallecanos dhe i largohet edhe më shumë kreut të La Ligas. Pas fishkëllimës së fundit, Xavi Hernandez u shfaq i zhgënjyer me qëndrimin e lojtarëve të tij.

“Kemi luajtur dy pjesë të ndryshme. Në të parën dominuam, por nuk ishim agresivë, ndërsa në të dytën ishim më afër asaj që donim. Duhet të bëjmë autokritikë dhe të përmirësohemi”, tha Xavi, duke shtuar se “nëse skuadra do të kishte luajtur nga fillimi si në 45 minutat e dytë, historia do të kishte qenë ndryshe”.

Ish-mesfushori mendon se skuadra po pëson shumë gola:

“Nuk mund të pësojmë më gola, kjo po na penalizon shumë. Në futbollin modern, kur je në disavantazh, gjithçka është shumë e vështirë”, tha ai.

Xavi gjithashtu u ankua për një penallti që nuk iu akordua Raphinhas, por nuk e konsideroi si justifikim për mungesën e fitores. Trajneri hedh poshtë idenë e një krize.

Kujtojmë se Barcelona do të përballet me Porton në “Camp Nou”, të martën e ardhshme, në një ndeshje që mund të jetë vendimtare për kryesimin e Grupit H të Ligës së Kampionëve.

Next Post

Bashkimi demolon Istogun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.