FC Barcelona është rikthyer te fitorja me një triumf ndaj Almeris.
Skuadra e Xavit fitoi në shtëpi me rezultat 3:2, shkruan lajmi.net.
Por, trajneri spanjoll nuk ka qen fare i kënaqur me paraqitjen e Barcelonës.
“Kishte më shumë vuajtje nga sa prisja dhe nga sa e meritonim. Gjuajtëm 30 herë dhe dhamë dy gola. Si trajner, pjesa e parë është e papranueshme. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Ne kemi dështuar shumë dhe kemi qenë në këtë drejtim për një muaj e gjysmë apo dy”, tha ai.
Xavi gjithashtu u shprehu i kënaqur me Serigi Roberton.
“Jam i kënaqur që është Sergi Roberto sepse ai është shembull, pavarësisht nëse luan apo jo. Për pak sa nuk shënoi një hat-trick, por përtej kësaj është puna se si ai inkurajon njerëzit. Jam i lumtur për të.”
Barcelona do të shkojë në pushimin dimëror me tre pikë, megjithëse ka shumë gjëra për të cilat Xavi dhe stafi i tij duhet të punojnë përpara ndeshjes së tyre të ardhshme konkurruese, e cila është kundër Las Palmas më 4 janar. /Lajmi.net/