Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Indisë dhe ky nuk ishte as plan për të. Burime pranë trajnerit spanjoll kanë mohuar çdo gjë që e lidh Ksavin me Indinë.
Raportohet se vetë federata indiane e ka përdorur emrin e Xavi, për të arritur në opsione sa më të mirë. Situatë kjo e pazakontë, pasi fillimisht u tha se Xavi është vetëofruar. India në anën tjetër nuk e përballonte pagën e tij.
Xavi është pa ekip, që pasi u largua nga Barcelona.
Te katalanasit dhe Al Sadd kanë qenë eksperiencat e 45-vjeçarit si trajner deri tani.