Pasditen e së shtunës, në “Estadio Municipal”, “katalanasit” e Barcelona do të presin “galaktikët” e Real Madrid, në të famshmen “El Clasico”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Siç e do “zakoni” para sfidës u zhvillua dhe konferenca për shtyp, nga ku tekniku, Xavi u shpreh se është befasuar nga reagimi i lojtarëve të dëmtuar që duket se po bëjnë të pamundurën për të qenë në fushë e më tej theksoi se të gjithë kërkojnë të luajnë në “El Clasico”, ndërsa shtoi se ai do të marrë vendimet e duhura pasi nuk kërkon të rrezikojë askënd.
“El Clasico është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, të gjithë kërkojnë ta luajnë atë. Jam surprizuar kur kam parë që kanë ardhur në stërvitje lojtarë të cilët i konsideroja si mungesa për ndeshjen me Realin. Kam ndjesi shumë të mira për të gjithë, por listën nuk e kam ende gati. Do të më duhet të pres edhe stërvitjen e fundit.
Lewandowski? Nëse do të jetë mirë dhe do të ndihet mirë në stërvitjen e fundit, atëherë do ta kemi në skuadër, por nuk dua të nxitohem. Po ashtu edhe për Pedri, nuk dua të rrezikoj dhe më pas lojtarët të pësojnë një tjetër dëmtim.
Në fushë do të zbresin ata që ndihen në formë optimale, nuk do të luaj askush nëse nuk ndihet mirë. Këto janë ndeshje ku lojtarët duhet të jenë në 100% dhe të bësh të kundërtën është mjaft e gabuar”,– tha gjatë konferencë tekniku spanjoll.