Friday, 10. April 2026
Sport

Xavi pas humbjes nga Reali: Ajo që ndodhi është padrejtësi e madhe, ne e merituam fitoren

GS 22/04/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, kritikoi La Ligën për mospërdorimin e teknologjisë së vijës së portës, pasi humbja 3-2 e ekipit të tij në El Clasico të dielën e la Real Madridin në prag të titullit.

Trajneri u nervozua pasi Lamine Yamal pati një gjuajtje për të cilën Barcelona tha se topi kaloi vijën – por që gjyqtarët pas rishikimit me VAR nuk e konsideruan si gol, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një turp,” tha Xavi, duke u ankuar për teknologjinë e vijës së portës.

“Nëse duam të jemi liga më e mirë në botë, duhet të përparojmë në këtë kuptim, duhet të vendosni teknologjinë”.

“Ajo që ndodhi sot është një padrejtësi e madhe. Të gjithë e panë atë. Kemi luajtur shumë mirë, mendoj se i merituam tre pikët”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

Teilen: