Saturday, 28. February 2026
Sport

Xavi për Bernardo Silvën

GS 02/06/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për transferimin e mundshëm të Bernardo Silvës te klubi spanjoll.

“Po, Bernardo u tundua duke u bashkuar me ne verën e kaluar.

Është normale, lojtarët janë gjithmonë të hapur për t’iu bashkuar Barçës”, tha fillimisht trajneri spanjoll.

“Bernardo do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer, padyshim; kjo do të ishte fantastike, por ai është lojtar i Man Cityt.

Është shumë e vështirë”, tha ai për “Mundo Deportivo”.

Teilen: