• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xavi, për mikun e tij të vjetër: Talenti më i madh i futbollit spanjoll!

03/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shokë të vjetër, miq të vjetër. Të dy, legjenda të Barcelonës. Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, ndër arkitektët kryesorë të mrekullive të Barcelonës së Pep Guardiolës. Njëri tani është trajner i “blaugranave”, tjetri ende luan, në Emirates Club, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por askush në Barcelonë nuk do ta harrojë kurrë Don Andres.

“Është talenti më i madh që kam parë në futbollin spanjoll. E përgëzoj, 1000 ndeshje janë shumë. Ka lënë stampën e tij këtu dhe vështirë se do të vijë një tjetër futbollist si ai. Është ndër më të mirët e historisë së futbollit,” tha Xavi për mikun e tij, Iniesta.

Më pas Xavi u ndal te talenti më i madh i mesfushës së sotme, Pedri, ai që për shumë është paksa trashëgimtari i dy (ish-kampionëve) miqve të vjetër:

“Ashtu si shumica e mesfushorëve, ai duhet të jetë vendimtar. Nëse ne kemi bërë një hap përpara, duhet të bëjmë një tjetër. Vjen momenti vendimtar dhe duhet të jesh në një nivel të lartë për të konkurruar sa më mirë. Ne e menaxhuam mirë ngarkesën e Pedrit dhe ai ndihet shumë, shumë mirë.

Next Post

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.