• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xavi pyetet për shanset që ka Barcelona për transferimin e Mbappes

17/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappe ka vendosur të largohet nga Paris Saint Germain dhe kjo është tanimë zyrtare.

Sulmuesi francez i ka kumtuar lajmin parisienëve se në verë do të largohet nga Parc de Princes si lojtarë i lirë pasi kontrata e tij skadon.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të alarmohen për të nënshkruar me francezin, një ndër to edhe Barcelona.

Përkundër krizës financiare katalunasit ëndërrojnë të nënshkruajnë me francezin dhe për këtë ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

“A mund të nënshkruajë Barça me Mbappe? Nuk kam shumë për të thënë. Ajo që është bërë zyrtare është se Mbappe po largohet nga PSG,” tha Xavi për mediat.

“Situata jonë është ndryshe. Duhet ta përfundojmë mirë sezonin, kemi ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Nuk mund t’ju përgjigjem,” shtoi Xavi.

Përgjigja e Xavi për një pyetje tjetër për Mbappe ishte: “Mos më bëni më pyetje për Mbappe, ju lutem! Nuk mendoj se duhet të flas për të”, tha ndër të tjera Xavi.

Barcelona është emëruar në mesin e klubeve që mund ta marrin Mbappe pasi u zbulua se ai ka vendosur të largohet nga PSG.

Megjithatë, shanset e Barçës për të nënshkruar Mbappe janë të pakta duke marrë parasysh krizën e madhe të gjigantit katalunas.

Next Post

Hodhën flakadanë gjatë ndeshjes Partizani-Tirana, arrestohen dy persona, nën hetim 6 të tjerë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.