Xavi Hernandez ka folur mbrëmë në konferencë për shtyp pas fitores në shtëpi ndaj Sevillës në xhiron e fundit të këtij sezoni në La Liga.
Legjenda katalunase ka dashur të nënvizojë diçka nga aventura e tij në krye të gjigantit spanjoll.
Njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit thotë se bota e futbollit priti shumë nga ai për shkak të karrierës së bujshme që e pati si futbollist.
Dhe, kjo mendon ai, i ka kushtuar pasi rezultatet me Barçën nuk ishin sipas pritshmërive, ndonëse për këtë nuk ndihet fajtor.
“E kam ndjenjën se më kanë shikuar gjithmonë me llupë, u krijuan pritshmëri përreth meje për ato që i kisha bërë si lojtar dhe këto më kushtuan”, deklaroi trajneri i deridjeshëm i Barcelonës.
Presidenti Joan Laporta i befasoi të gjithë kur vendosi ta shkarkonte Xavin së fundmi, ndonëse palët kishin arritur për vazhdimin e bashkëpunimit.
Barça pritet t’ia besojë rolin e trajnerit të ri gjermanit Hansi Flick.
Gjiganti katalunas mbeti pa trofe në këtë sezon, i cili ishte dëshpërues për “Blaugrana”