Xavi ka kontaktuar Bernardo Silvën, raporton gazetari Gerard Romero.
Trajneri i Barçës i kërkoi portugezit të vazhdojë të presë katalanasit. Klubi po punon për nënshkrimin e tij.
Më herët u raportua se Bernardo Silva është prioriteti i Xavit nëse largohet Ousmane Dembele.
Pavarësisht se është një mesfushor sulmues, portugezi lëviz shpesh në krahë, duke luajtur si në të djathtë ashtu edhe në të majtë kur është e nevojshme.
28-vjeçari thuhet se është i çmendur pas idesë për t’iu bashkuar Barcelonës.
Manchester City thuhet se do të lejojë që 28-vjeçari të shkojë për 80 milionë euro ose më shumë. Megjithatë, ka mundësi që të dy palët të arrijnë të negociojnë një tarifë më të ulët.
Sezonin e kaluar, Bernardo Silva shënoi 7 gola dhe dha 8 asistime në 55 paraqitje për Citizens. /G.D abcnews.al/