Xavi Hernandez ka zbuluar disa detaje rreth karrierës së tij si lojtar, veçanërisht në lidhje me një transferim të mundshëm në Serie A. Herën e parë ishte në vitin 1999, kur Adriano Galliani u përpoq ta merte te Milani: “Isha në bisedime me Gallianin, ai madje erdhi në Barcelonë me babanë tim menjëherë pas fitores sonë në Kupën e Botës U-20 në Nigeri në vitin 1999. Te Barcelona, skuadra ishte praktikisht e plotë. Pata mundësinë të shkoja, por nuk isha plotësisht i bindur”.
Takimi i dytë me Italinë ndodhi një dekadë më vonë, në vitin 2008, përpara se të fillonte epoka e Guardiolës në Barcelonë: “Kisha mundësinë të shkoja te Bayern ose Inter. Por përparësia ime ka qenë gjithmonë Barcelona. Është e vërtetë që në kohë të vështira, me shumë kritika, mendova të largohesha, por zemra ime gjithmonë ka dashur të qëndroj te Barcelona”, tha trajneri spanjoll.