Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka komentuar planet e klubit për këtë verë.
“Ne nuk e dinim nëse Busquets do të qëndronte. Tani prioriteti për ne është të nënshkruajmë me një mesfushor mbrojtës”, tha Xavi.
Siç e dini, së fundmi u njoftua zyrtarisht se Busquets do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit.
Xavi e bëri të qartë se katalanasit janë të interesuar për mesfushorin Martin Subimendi nga Real Sociedad.
“Subimendi është një mesfushor i shkëlqyer mbrojtës. Është i mirë edhe me top edhe pa top, i fiton duelet”, tha timonieri i Barcelonës. /G.D abcnews.al/