• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhaka: 8 fitore radhazi, kjo është ajo për çka po flas!

30/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Granit Xhaka po kalon momente të shkëlqyeshme me Bayer Leverkusenin, në sezonin e tij të parë pasi u rikthye në Bundesligë pas eksperiencës pozitive që e pati në Angli me Arsenalin.

Ylli shqiptar është njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit të Xabi Alonsos, i cili lëshoi pikë vetëm në barazimin 2:2 me Bayern Munichun.

Leverkuseni e mposhti në fundjavë Freiburgun me rezultat 2:1 falë golave të Florian Wirtz e Jonas Hofmann për të mbetur ekipi i vetëm i pamposhtur në këtë sezon në nëntë ndeshje të luajtura.

Dhe, Leverkuseni e arriti për herë të parë në histori serinë prej tetë fitoresh radhazi.

E kjo arritur pa dyshim se e ka gëzuar përfaqësuesin zviceran, i cili shpreson që ekipi kuqezi të vazhdojë me ritëm të njëjtë.

“8 fitore radhazi. Kjo është ajo për çka jam duke folur. Faleminderit për mbështetjen e madhe”, shkroi në rrjetet sociale ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit. 

Next Post

Befason Fury, planifikon pensionimin e menjëhershëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.