Zvicra u ndal në çerekfinale të Kupës së Botës.
Pësoi 3:1 nga Argjentina, të dielën në mëngjes. Por ndeshja u vendos vetëm pas vazhdimeve dhe vetëm pasi Zvicra mbeti me një lojtar më pak në minutën e 72-të. Breel Embolo u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka shkëlqyer te Zvicra, ndërsa pas ndeshjes është shprehur i frustruar.
“Është vështirë të gjenden fjalët e duhur pas ndeshjes. Është shumë e hidhur për ne. Mendoj se kemi luajtur shumë mirë dhe kam ndier se kemi edhe më shumë për të dhënë. Por, për fat të keq, ky është futbolli. Ishte vendim i rëndësishëm që plotësisht ndryshoi lojën. Dhemb shumë”, ka thënë Xhaka.
Në fakt Embolo është ndëshkuar në bazë të një ndryshimi në rregulla që është prezantuar para Botërorit.
“Rregullat janë rregulla”, ka thënë Xhaka. “Nuk mund t’i ndryshojmë ato. Por me këtë vendim, arbitri e ndryshoi lojën. Ky është opinioni im. Nuk e di çka do të mund të bënte arbitri më shumë. Por ne nuk është dashur ta bëjmë atë”, ka deklaruar futbollisti nga Kosova.
Xhaka ka thënë se Embolo është shumë lojtar i rëndësishëm i ekipit, brenda dhe jashtë fushës.
Embolo ishte shumë i dëshpëruar dhe me lot pasi nuk e ka kuptuar pse po përjashtohej, ka treguar Xhaka.
“Të gjithë ishin shumë të dëshpëruar. Fakti se ishte një disponim i tillë pas ndeshjes me Argjentinën tregon shumë për mentalitetin e këtij ekipi”, ka theksuar Granit Xhaka.
“Argjentina nuk ka pasur ndonjë rast tjetër në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ishte loja jonë. Kemi rrezikuar më shumë dhe kemi shënuar. Jemi ndier shumë mirë në fushë. Kemi pasur më shumë energji, më shumë besim. Mendoj se mund të jemi krenarë për veten. Edhe pse jo të gjithë e shohin në këtë mënyrë, kemi luajtur futboll fantastik. Kemi shfaqur karakter dhe mentalitet të shkëlqyer”, ka thënë 33-vjeçari.