Për herë të parë që nga rikthimi i tij në Angli, Granit Xhaka ka folur rreth detajeve të marrëveshjes së tij me Sunderlandin, duke zbuluar se kur u kontaktua dhe çfarë e bindi që të jetë sërish pjesë e Premier Leagues.
Disa ditë pas paraqitjes së tij fantastike në ndeshjen debutuese, të cilën Sunderlandi e fitoi 3:0 ndaj West Ham Unitedit, Xhaka ofron një pasqyrë të thellë të rutinës ditore te skuadra e re.
“Këtu, jetojnë, marrin frymë dhe jetojnë për sportin. Ky pasion është i sinqertë”, thotë Xhaka dhe insiston se “nuk do të pendohem kurrë për këtë vendim, çfarëdo që të ndodhë”.
Për një kohë të gjatë, spekulimet rreth të ardhmes së Xhakës qarkulluan gjatë verës, por 32-vjeçari jep detaje se si erdhi në të vërtetë transferimi i tij i jashtëzakonshëm te Sunderlandi.
Kontaktet e para, ka thënë se u bënë një ditë para nisjes së tij për në kampin stërvitor të Bayer Leverkusenit në Rio de Janeiro.
“Në orën 23:00, një numër zviceran u ndez në telefonin tim. Isha duke shkuar për të fjetur, pasi fëmijët tashmë po flinin: ‘Përshëndetje, jam Kyril, pronari i Sunderlandit’. Mendova se dikush po bënte shaka pasi agjenti im ishte në Amerikë por i dhash Kyrilit numrin e tij pasi bisedës së shkurtër që patëm”, tha Xhaka. “Dhjetë minuta më vonë, agjenti më kontaktoi se bashku më drejtorin sportive dhe Kyrilin, ku e kuptova se gjërat po bëheshin serioze”.
Xhaka thotë se pas asaj telefonate në orët e vona, e ndjeu se duhet ta bëjë një lëvizje të tillë.
“Thashë, Granit duhet ta bësh këtë. Klubi po vinte nga një situatë që më kujtoi fillimet e prindërve të mi – nga e para. Dhe, mendoj se kjo përvojë te Sunderlandi do të më japë gjëra të mira për të ardhmen time”, shtoi Xhaka.
Mefushori i Zvicrës, tani është kapiten i Sunderlandit dhe ka synime të mëdha me fanellën e ekipit anglez.