Wednesday, 18. November 2026
Sport

Xhaka, mungesa e madhe e Sunderlandit ndaj Aston Villas

GS 18/11/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Sunderlandit do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka në ndeshjen kampionale të këtij vikendi kundër Aston Villas, kanë njoftuar mediumet britanike.

Ndeshja Aston Villa – Sunderland, zhvillohet të shtunën prej orës 16:00 dhe i takon xhiros së 11-të në Premier League të Anglisë.

Xhaka i mungon Sunderlandit për shkak të lëndimit që e pësoi në duelin e fundit me Chelsean dhe shkaku i tij nuk u grumbullua as me Zvicrën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Mungesa e Xhakës pritet të jetë më e gjatë sesa ishte menduar në fillim kur ai u largua nga fusha në minutën e katërt për një problem muskulor.

Te Sunderlandi ende nuk kanë konfirmuar një datë të rikthimit të Xhakës dhe thuhet se ka gjasa të mos paraqitet fare këtë muaj për ekipin e tij.

Mesfushori 34-vjeçar në 14 paraqitje këtë sezon ka bërë 1 asistim te Sunderlandi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.

Teilen: