• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhaka para Messit e Ronaldos në listën e “The Guardian”

20/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi u nderua duke u nominuar për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, kapiteni i Zvicrës, 32-vjeçari Granit Xhaka, ka lënë pas yje botërore të futbollit në ranglistën e mediumit britanik, “The Guardian”, për 100 lojtarët më të mirë të vitit 2024.

Në këtë listë janë edhe lojtarë si Lionel Messi që është në vendin e 27-të, Virgil Van Dijk në vendin e 30-të, Kevin De Bruyne në pozitën e 36-të dhe Cristiano Ronaldo në vendin e 42-të.

Mesfushori i Bayer Leverkusenit është në vendin e 26-të sipas mediumit të madh britanik, një pozitë para superyllit argjentinas që aktivizohet tek Inter Miami.

“Pak do të mund të besonin se lëvizja te Leverkuseni do të ishte i suksesshëm, por pa e ekzagjëruar, ai është vendimtar për ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso”, ka shkruar “The Guardian” për Granit Xhakën.
Xhaka është “lideri” i kampionit gjerman.

“Ai luan mirë në mbrojtje, vendos shpejtësinë e lojës dhe shënon gola të pabesueshëm. Ai është në formën më të mirë dhe mbetet lojtar i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Zvicrës”.

Listën me 100 lojtarët më të mirë brenda një viti, “The Guardian” ka nisur ta publikojë që prej vitit 2012.

Dhe për herën e parë, Messi nuk është në mesin e dhjetë lojtarëve më të mirë.

Kësaj liste të publikuar të premten i prinë fituesi i “Topit të Artë”, 28-vjeçari i Manchester Cityt, Rodri, para yllit të Real Madridit, 24-vjeçarit Vinicius Junior.

Viniciusi e fitoi çmimin “The Best” nga FIFA, si lojtari më i mirë i vitit në botë.

Erling Haaland i Manchester Cityt, Lamine Yamal i Barcelonës dhe Jude Bellingham i Real Madridit, e plotësojnë pesëshen më të mirë.

Harry Kane, Lautaro Martinez, Florian Wirtz, Dani Carvajal dhe Kylian Mbappe janë në mesin e dhjetë më të mirëve po ashtu.

Next Post

Realizoi 3 gola në fitoren e Granadës, Uzuni zgjidhet në formacionin e javës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.